Arrestohet i dyshuari kryesor për sulmin në Bruksel (Foto)

E publikuar: 23/03/2016 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Policia belge ka lajmëruar se ka arrestuar të dyshuarin për sulmet e djeshme në Bruksel, i cili ishte në kërkim të vazhdueshëm që nga dita e djeshme.

Najim Laachraoui i cili ishte bashkë me dy vëllëzërit që e hodhën vetën në erë, u arratis nga aeroporti pas sulmit, transmeton lajmi.net.

Ai dyshohet se ka prodhuar bomba që janë shpërthyer në Paris më 13 nëntor dhe besohet se ka krijuar bomba tjera që vranë 31 persona dhe plagosën qindra tjerë gjatë shpërthimit të djeshëm.

Policia ka thënë se Najim Laachraoui kishte ikur në Siri në vitin 2013, por u kthye dje në Bruksel me identitet tjetër.

Najim, u arrestua nga forcat speciale në një zonë të quajtur Anderlecht.

aa