Arrestohen tre bullgarë për vjedhjen e 5 milion dollarëve në monedha kriptografike

E publikuar: 27/11/2018 07:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre bullgarë u arrestuan për vjedhjen e 5 milionë dollarëve në monedha kriptografike bëri të ditur Prokuroria dhe Ministria e Brendshme e Bullgarisë.


Policia konfiskoi 3 milionë dollarë si dhe kompjutera e përdorur nga të dyshuarit. Ata gjithashtu gjetën dhjetëra llogari njerëzish, reale dhe të rreme, të përdorura për mashtrime.

Prokurorët thanë se të dyshuarit zotëronin informacione të detajuara rreth monedhave kriptografike dhe metoda inovative dhe softuerë special për vjedhjet.


Sipas raportit CipherTrace publikuar muajin e kaluar, vjedhja e monedhave kriptografike nga hakimi i bursave dhe platformave të tregtimi arriti në 927 milionë dollarë në nëntë muajt e parë të 2018-ës.

Kjo është rritje prej 250% krahasuar me një vit më parë. /PCWorld Albanian