Arratisja nga QKUK-ja, ndalim 48 orësh për dy gardianët

E publikuar: 30/09/2017 20:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar dy gardianë lidhur me ikjen e Avni Osmanit nga QKUK-ja.

Burime të “Indeksonline” brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës bëjnë me dije se prokurori iu ka caktuar dy gardianëve 48 orë ndalje.

Ndryshe, Avni Osmani ka qenë i burgosur në Burgun e Dubravës për shkak të një vrasje në vitin 2004. Atij i kishin mbetur edhe 17 vite për të vuajtur dënimin.