Armend Ibrahimi i LDK’së aderon në PDK

E publikuar: 30/05/2017 17:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryetari i rinisë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-këshilltari i Isa Mustafës, Armend Ibrahimi ka vendosur t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës.
Burimet e Gazetës Express kanë konfirmuar aderimin e Ibrahimit në PDK.

Armend Ibrahimi kishte braktisur pozitën e këshilltarit të kryeministrit Isa Mustafa për shkak të pakënaqësisë me udhëheqjen e vendit.

Ai madje ishte edhe në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK’së në zgjedhjet e vitit 2014.