Armand Çullhaj shpallet kampion evropian në WBU

E publikuar: 16/10/2018 17:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Armand Çullhaj, boksieri 28-vjeçar nga Tirana që jeton prej vitesh në Gjermani, është shpallur kampion Evrope në federatën WBU.

Boksieri shqiptar, mposhti kundërshtarin e tij, çekun Ondrej Budera, në sfidën e peshave super të mesme.

Ndeshja zgjati 12 raunde dhe u dominua nga boksieri kuqezi gjatë gjithë kohës, transmeton ATSH.

Çullhaj arrin kështu të rrëmbejë titullin kampion Evrope në federatën WBU.

Për më shumë, duke mos i zhgënjyer të pranishmit e shumtë shqiptarë që e mbështetën fuqishëm në duelin e zhvilluar në qytetin e Munihut.

Me këtë sukses, Çullhaj regjistroi fitoren e 22-të si boksier profesionist, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij të suksesshme.

Boksierit shqiptar mori titullin kampion, ndërkohë që djaloshi nga Tirana mbante flamurin kuqezi në duar.