Arifi: Taksa nuk do të hiqet deri në normalizimin e marëdhënieve Kosovë-Serbi

E publikuar: 23/11/2018 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas Shefit të Stafit të Zyrës së Kryeministrit, Avni Arifit, taksa prej 100 për qind për mallrat serbe nuk do të largohet deri të arrihet një normalizim i marëdhënieve Kosovë-Serbi.
Arifaj në T7 ka thënë se Qeveria është shumë e prerë sa i përket çështjes së taksës.

Deklaron se nuk ka qenë një vendim i lehtë, por se nuk është çështje ditësh e as muajsh.

“Qeveria është shumë e prerë. Qëndrimi i kryeministrit është që nuk është qështje ditësh, e as javësh e as muajsh. Qëndrimi jonë është që të mos tërhiqemi derisa të arrihet normalizimi i marëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha Arifaj

Këto komente të zyrtarëve qeveritar vijnë edhe pas qëndrimit të BE-së se Prishtina duhet ta tërheqë menjëherë vendimin për taksë.