Ardian Kozniku: Luka Modric sakrifikoi shumë, ai është model për talentët e ri

E publikuar: 04/12/2018 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luka Modric ka fituar gjatë mbrëmjes së kaluar çmimin më prestigjioz individual, Topin e Artë.

Kroati ka marr më së shumti vota nga shumë të nominuar dhe është shpall lojtari më i mirë në botë.

Pas kësaj ka folur për Telegrafin edhe ish-futbollisti i kombëtares kroate, Ardian Kozniku, i cili ka thënë se lojtari ka bërë shumë sakrifica në jetë.

“E gjithë Kroacia krenare me Luka Modricin, ashtu sikurse edhe unë. Viti 2018 mund të konsiderohet me siguri të plotë, vit i Lukës dhe futbollit kroat”.

“Ai është një djalë modest dhe rrjedh prej një familje bujare. Ai ka bërë shumë sakrifica gjatë gjithë jetës . Ai ka fituar gjithçka që është e mundur me Real Madridin. Si kapiten i vërtetë udhëhoqi Kroacinë deri në finale të Kupës së Botës”.

“Atë që e tregoj Luka me lojën me sjelljet sportive e bëri që të fitoi dhe ta merë këtë Topin e Artë me plot meritë. Ia uroi nga zemra mikut tim”.

Kozniku, i cili me kombëtaren kroate zuri vendin e tretë në kampionatin botëror të vitit 1998, më tutje deklaroi se vetëm me punë mund të arrihet atë çka ka arrit Luka.

“Ky është një motivim për të gjithë të rinjtë dhe më gjerë se vetëm me punë, disiplinë dhe durim mund të arrish në kulminacion të futbollit”.

Ndryshe, Modric ka ndërprerë dominimin dhjetë vjeçar të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, të cilët e kanë fituar secili nga pesë herë. /Telegrafi/