Arben Gashi rezulton pozitiv me COVID-19

E publikuar: 28/06/2020 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Bashkë me të, pozitiv kanë rezultuar edhe të gjithë anëtarët e familjes, ka bërë të ditur Gashi nëpërmjet postimit në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të nderum miq,Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor.Faleminderit!