Arben Gashi kërkon fitoren e LDK-së

E publikuar: 27/05/2017 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arben Gashi nga radhët e LDK’së, sërish kandidat për deputet në Kuvend, gjatë një takimi që e mbajti dje në Pejë, me rugovasit, ka kërkuan fitoren e kësaj partie.
Gashi nëpërmjet Facebookut, ka bërë shpërndarjen e fotografive, ku shihet në takim me rugovasit e Pejës.

Ai tashmë ka nisur fushatën dhe po kërkon fitoren e LDK’së në këto zgjedhje që do të mbahen më 11 qershor.

“Takim me Rugovasit në Pejë, pritje e mrekullueshme nga këta burra dhe gra të fjalës dhe të besës”, ka shkruar Gashi, derisa është angazhuar në Shtab Qendror të partisë