Arban Abrashi: Kjo është fytyra e vërtetë e opozitës

E publikuar: 20/02/2016 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka kritikuar ata persona të cilët po kërkojnë largimin e Ambasadorit Amerikan, Greg Delawie, nga Kosova, duke aluduar në partitë opozitare.

“Linçimet publike, propaganda gebelsiane, gazi lotsjellës, sulmet me molotov dhe kërkesa për largimin e Amerikës nga Kosova, aleatit që solli çlirimin e vendit, janë fytyra e vërtetë e atyre që fshihen pas kauzave fiktive”, thotë Abrashi, që njëherësh është edhe zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

“Por këto nuk janë thjesht metodat e tyre, ky është mentaliteti i tyre, kjo është politika e tyre, ky është plani i tyre për Kosovën”, ka theksuar më tej Abrashi, duke e përfunduar me fjalinë: “Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës”.