Apple publikon një faqe privatësie për të parandaluar një skenar të ngjashëm me skandalet e Google dhe Facebook

E publikuar: 19/10/2018 09:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përgjatë 2018-ës gjigandët e teknologjisë si Facebook dhe Google janë përballur me skandale masive të sigurisë duke vënë në dyshim integritetin e të dhënave të përdoruesve.


Apple, si një kompani e cila biznes kryesor ka shitjen e kompjuterëve luksozë si MacBook dhe iPhone, u ka shpëtuar për mrekulli këtyre skandaleve.

Kjo sepse Apple nuk është kompani reklamimi që ka nevojë për sa më shumë të dhëna personale të përdoruesve për të rritur të ardhurat.


Madje Tim Cook lëshoi një deklaratë të ashpër në drejtim të Zuckerberg kur plasi skandali Cambridge Analytica duke thënë se ai kurrë nuk do të gjendej në një situatë të tillë.

Përpjekjet për të shmangur një skenar të ngjashëm u konkretizuan ditën e sotme nga Apple me një uebsajt të dedikuar privatësisë.

Një pjesë e uebsajtit fokusohet tek funksionet e sigurisë që Apple ofron dhe tu mësojë përdoruesve sesi të kufizojnë të dhënat që kompania grumbullon.

Pjesa tjetër tregon sesi përdoruesit mund të të mbrohen në tërësi së bashku me një portal për të shkarkuar dhe fshirë llogarinë e Apple.

Në fillim të vitit Apple prezantoi një ikonë privatësie ku përdoruesit duke e klikuar merrnin informacion se cilat të dhëna personale grumbullohen nga kompania.

Faqen e privatësisë së Apple mund ta shikoni në këtë lidhje: https://www.apple.com/privacy/ /PCWorld Albanian