Apple: Kurrë nuk kemi për tu imponuar konsumatorëve blerjen e iPhone të rinj

E publikuar: 02/02/2018 07:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple ju përgjigj ditën e Mërkure akuzave të Departamentit të Drejtësisë dhe Komisionit të Tregtisë të cilët akuzojnë gjigandin e iPhone për ngadalësimin e qëllimshëm të telefonëve.

Apple tha se kurrë nuk do të degradonte me qëllim eksperiencën e përdoruesve për ti detyruar ata të blinin një telefon të ri.

Në Dhjetor kompania pranoi se në fshehtësi të plotë kishte ngadalësuar iPhone në përpjekje për të ruajtur bateritë e vjetra nga një keqfunksionim i mundshëm.

Pas kritikave të ashpra nga konsumatorët Apple uli çmimin e zëvendësimit të baterive nga 79 dollarë në vetëm 29 dollarë.

Në një qëndrim ditën e Mërkure tha se do të dërgonte një përditësim ku konsumatorët do të kishin mundësi të vendosin vetë nëse duan të ngadalësojnë telefonin për të mbrojtur baterinë. /PCWorld Albanian