Apple iPhone X mbërrin në Shqipëri dhe Kosovë më 24 Nëntor

E publikuar: 09/11/2017 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e sotme Apple lajmëroi se telefoni ikonik iPhone X i cili vjen në përvjetorin e 10 të iPhone do të mbërrijë në 13 shtete të reja përfshirë edhe Shqipërinë.

Konkretisht iPhone X debuton në: Shqipëri, Bosnje, Kamboxhia, Kosovë, Korenë e Jugut, Maqedoni, Malajzi, Malin e Zi, Serbi dhe Afrikën e Jugut.

Izraeli do të mirëpresë telefonin një ditë më parë. Ky debutim vjen shumë më herët sesa ishte pritur fillimisht nga Apple.

Porositë në këto vende fillojnë më 17 Nëntor.

iPhone 8 debutoi në shtator por shitjet kanë qenë të ulëta, kjo sepse përdoruesit kanë pritur iPhone X.

Në vendet ku ka mbërritur iPhone X, raportohet se ky i fundit ka avantazh ndaj iPhone 8 sa i takon shitjeve. /PCWorld Albanian