Apple do të investojë kampusin e dytë në SHBA me vlerë 1 miliardë dollarë

E publikuar: 14/12/2018 00:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple tha ditën e Enjte se do të investonte 1 miliardë dollarë për të ndërtuar kampusin e dytë në Teksas si dhe 10 miliardë dollarë për të ndërtuar qendra të reja të dhënash për 5 vitet e ardhshme.


Këto investime do të krijojnë 20,000 vende të reja pune.

Lajmi erdhi menjëherë pas premtimit të Apple për të investuar në SHBA 30 miliardë dollarë.


Kampusin i ri prej mëse 500,000 metrash katrorë do të punësojë fillimisht 5,000 vetë ndërsa kapaciteti i saj do të shkojë deri në 15,000.

Rivali tjetër i kompanisë Amazon gjithashtu është duke elaboruar planet për të ndryshuar zyrat qendrore dhe ndërtuar një kampus masiv. /PCWorld Albanian