Apostolova të hënën viziton Mitrovicën e Veriut

E publikuar: 21/10/2016 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do të vizitojë Mitrovicën e Veriut më datën 24 tetor të këtij muaji.

Zyra për medie bën të ditur se qëllimi i kësaj vizite është vlerësimi i punës së bërë në projektet e financuara nga BE-ja në Mitrovicën e Veriut.

“Gjatë vizitës, Apostolova do të takohet edhe me kryetarët e katër komunave veriore, përfaqësues të shoqërisë civile dhe medieve” thuhet në komunikatë.