Aplikacioni Mail në Windows 10 pajiset me “Dark Mode”

E publikuar: 06/03/2019 02:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft prezantoi ditën e sotme një “Dark Mode” për aplikacionin Mail në Windows 10 ditën e sotme.

Prodhuesi i softuerit nisi një përditësim i cili përmban temën e errët të aplikacionit. Më përpara aplikacioni tregonte vetëm e-mail-et me sfond të bardhë.

Për këtë funksion Microsoft ka shtuar një buton i cili ndryshon sfondin e trupit të e-mail-it. Butoni është i ngjashëm me “Dark Mode” në shërbimin Outlook.com.

Tek ky i fundit funksioni mbërriti në muajin Korrik ndërsa aplikacioni Mail në Windows 10 është shumë i ngjashëm me të.

Versionin më të fundit të aplikacionit Mail për Windows 10 mund ta shkarkoni nga Microsoft Store. /PCWorld Albanian