Aplikacioni i Google për menaxhimin e skedarëve në Android ka 30 milion shkarkime dhe një emër të ri

E publikuar: 12/11/2018 16:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google ndryshoi emrin e aplikacionit për menaxhimin e skedarëve në telefonët Android, Files Go në Files by Google.


Aplikacioni tashmë një vjeçar përdoret nga 30 milion njerëz çdo muaj sipas Google.

Ai është dizajnuar për të ndihmuar përdoruesit me lehtësi të menaxhojnë kapacitetin e telefonit madje duke ofruar sugjerime se çfarë të fshijnë.


Google gjithashtu ka ripunuar dizajnin e aplikacionit dhe tashmë hapet menjëherë në seksionin e menaxhimit.

Ndërsa ndryshimet e bëra që nga debutimi kanë qenë sipërfaqësore, Files Go është padyshim një prej opsioneve më të mira me avantazh të qartë ndaj aplikacioneve Files të integruara nga prodhuesit e telefonëve dhe tabletëve Android. /PCWorld Albanian