Anëtarët e Odës Amerikane takohen me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë

19.03.2019 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Anëtarët e Odës Amerikane takohen me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë

 Tregtia e lirë me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, e mundësuar përmes Marrëveshjes së Stabilim-Asociimit, ka rezultuar në një klimë më të favorshme të të bërit biznes në përgjithësi dhe ka ekspozuar Kosovën në një treg të madh. Kështu thanë anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë gjatë takimit me Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesja Speciale e BE-së. Anëtarët e Odës Amerikane poashtu diskutuan rreth vështirësive në gjetjen e partnerëve potencial në biznes, përmirësimin e shkathtësive në punë, dhe zhvillimin e ideve inovative të biznesit.
Ambasadorja Apostolova njoftoi të pranishmit me prioritetet e Zyrës së BE-së në Kosovë, duke theksuar Agjendën për Reforma Evropiane, sundimin efektiv të ligjit, reformat në administratën publike, si dhe investimet në sektorin e arsimit si kyç në zhvillimin ekonomik të vendit. Ajo falenderoi Odën Amerikane në dhënien e rekomandimeve për Raportin Vjetor të Komisionit Evropian. Ambasadorja Apostolova poashtu mirëpriti vazhdimin e bashkëpunimit me sektorin privat në Kosovë. 
Presidenti i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, Ilir Ibrahimi, tha se Oda Amerikane ka ngritur shumë çështje sa i përket sektorit privat në Kosovë, duke ftuar zyrën e BE-së për zhvillim të bashkëpunimit mes institucioneve të bizneseve duke arritur rritje ekonomike më të qëndrueshme në Kosovë. Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, duke përmendur prioritet e Odës Amerikane në avokimin për çështje ekonomike, tha se Oda Amerikane mirëpret takimet për të rritur bashkëpunimin mes sektorit privat dhe Zyrës së BE-së në Kosovë pasi që kjo është esenciale për zhvillimin e bizneseve në Kosovë. /Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Anëtarët e Odës Amerikane takohen me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë

Anëtarët e Odës Amerikane takohen me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë

MIT financon projektet infrastrukturore lokale në Prizren

MIT financon projektet infrastrukturore lokale në Prizren

I caktohet paraburgimi policit që dyshohet se e vrau punonjësin e kazinos në Suharekë

I caktohet paraburgimi policit që dyshohet se e vrau punonjësin e kazinos në Suharekë

Ibrahimovic: Man Unitedi është në krizë për shkak të Fergusonit

Ibrahimovic: Man Unitedi është në krizë për shkak të Fergusonit

Kapiteni i FSK-së, instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore britanike

Kapiteni i FSK-së, instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore britanike

Jeremiq: Perëndimi e do Vuçiqin për shkak të Kosovës

Jeremiq: Perëndimi e do Vuçiqin për shkak të Kosovës

“Kofer diplomacia” e Serbisë

“Kofer diplomacia” e Serbisë

Petritsch: Hapi i parë për vazhdimin e dialogut duhet të merret nga Prishtina

Petritsch: Hapi i parë për vazhdimin e dialogut duhet të merret nga Prishtina

Rreshteri i dyshuar për vrasjen në Suharekë është hetuar 16 herë nga Policia

Rreshteri i dyshuar për vrasjen në Suharekë është hetuar 16 herë nga Policia

Dhëndri i Presidentit dhe nipi i Zonjës së Parë, punësohen në pozita të rëndësishme në BQK

Dhëndri i Presidentit dhe nipi i Zonjës së Parë, punësohen në pozita të rëndësishme në BQK

O’Connell i shqetësuar me punësimet politike, Veseli e Haradinaj e pranojnë se ato janë në nivel të lartë

O’Connell i shqetësuar me punësimet politike, Veseli e Haradinaj e pranojnë se ato janë në nivel të lartë

Analistët në Beograd kundër diskutimit për territore, thonë se do të pësonin më së shumti serbët

Analistët në Beograd kundër diskutimit për territore, thonë se do të pësonin më së shumti serbët

Ramadani: Vuçiq, Daçiq dhe Gjuriq po i mohojnë krimet e kryera në Kosovë

Ramadani: Vuçiq, Daçiq dhe Gjuriq po i mohojnë krimet e kryera në Kosovë

Matoshi: Gjuriq është fashist klasik, s’ka dialog me të

Matoshi: Gjuriq është fashist klasik, s’ka dialog me të

Partitë nisin bisedimet për fatin e Prokurorisë Speciale

Partitë nisin bisedimet për fatin e Prokurorisë Speciale

Prizreni do të bëhet me “ONE STOP SHOP”

Prizreni do të bëhet me “ONE STOP SHOP”