AMD dhe Samsung bashkëpunojnë për të sjellë teknologjinë grafike Radeon tek smartfonët

E publikuar: 03/06/2019 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

AMD kishte shumë surpriza të rezervuara në aktivitetin vjetor të elektronikës Computex 2019 me procesorët Ryzen dhe grafikat Navi.

Por sot erdhi surpriza më e madhe, një bashkëpunim shumëvjeçar me gjigantin Korean Samsung. Ky bashkëpunim do të shohë licencimin e grafikave Radeon të AMD për përdorim tek smartfonët Samsung dhe aplikacionet e tjera mobile.

Teknologjia e AMD me shumë gjasa do të aplikohet në procesorët mobil Exynos të Samsung. Kjo teknologji prezente në kompjuterët, konsolat e lojërave dhe platformat cloud me partneritetin me Samsung mund të hyjë edhe në segmentin e smartfonëve pa pasur nevojë të ndërtojë procesorin e tij mobil.

Ende kompanisë i duhet shumë punë. Grafikat Radeon janë ndërtuar për procesorë 15-65W. Për procesorët Samsung AMD i duhet të reduktojë fuqinë nën 5W duke mbajtur në njëjtin nivel performance.

Rezultatet e këtij partneriteti do të marrin vite përpara se të shohim diçka konkrete. Nga ana tjetër ekziston mundësia që AMD të licencojë edhe teknologji të tjera për platformat mobile si ajo e procesorëve Ryzen dhe grafikave Navi. /PCWorld Albanian