Ambasadori gjerman vizitë te anti-korrupsioni

E publikuar: 02/04/2019 15:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, është takuar sot me ambaadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Në këtë takim ata diskutuam në lidhje me punën dhe sfidat e kësaj agjencie në parandalimin dhe
luftimin e korrupsionit,për avancimet në kornizën ligjore të Agjencisë, procesin e deklarimit  dhe kontrollit të pasurisë, zbatimin e ligjit për konfliktin e interesit në ushtrimin e funksionit publik, si dhe në ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë në forcimin e mekanizmave aktual në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit.

Heldt theksoi se vlerëson punën e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe konfirmoi mbështetjen Ambasadës së Gjermanisë në sundimin e ligjit dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e
përbashkëta kundër korrupsionit./klankosova.tv/.