Ambasadori Dellawie: Amerika ka qenë, është dhe do te jetë me Kosovën

E publikuar: 04/09/2015 21:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, i cili ka filluar detyrën prej dy javësh, deklaroi në një intervistë për RTK’në, se interesi amerikan në Kosovë ka qenë, është dhe do të mbetet shumë i lartë.
Promovimi i zhvillimit ekonomik, forcimi i sundimit të ligjit dhe promovimi I sigurisë rajonale, sipas tij, janë tre prioritetet e SHBA në Kosovë.

“Zhvillimi ekonomik dhe sundimi ligjit shkojnë ngushtë njëra me tjetrën. Nuk mund të ketë investime pa sundim të ligjit”, tha ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Gregory Dellawie.

Ai ka folur për marrëveshjet me Serbinë, ku ka pagëzuar qeverinë e Kosovës për arritjen e tyre, zhvillimin e përgjithshëm të demokracisë.

“Interesi jon është të promovojmë një Evropë të plotë dhe tregimi i Kosovës e plotëson këtë. Vetëm javën e fundit kemi pas tre delegacione për një muaj e gjysmë. SHBA janë këtu edhe përmes KFOR. Jemi dukë ndërtuar një ambasadë e re, që tregon përkushtimin tonë. Jemi të kujdesshëm shumë. Prej ditës së pare jemi me Kosovën”, tha ambasadori amerikan Gregory Dellawie, duke treguar për interesin amerikan në Kosovë.