Ambasadori amerikan flet për thirrjen bërë SHBA-ve për përfshirje në dialog

E publikuar: 18/10/2017 11:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin e SHBA-ve në Beograd, Kyle Scott.

Sic raportojnë mediat serbe, Vuçiq e Scott kanë biseduar për nevojën e vazhdimit të dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Ata u pajtuan që marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të zbatohen, duke përfshirë edhe atë mbi gjyqësorin dhe krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Scott e Vuçiq folën edhe për marrëdhëniet mes SHBA-ve e Serbisë, derisa Scott tha se SHBA-të mirëpresin ftesën e Vuçiqit për përfshirje në dialog.