Allegri pas rekordit të Capellos

E publikuar: 17/10/2018 08:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Massimilliano Allegri dhe Juventusi do të kthehen në fundjavë pas pushimit dy javor, ku u zhvilluan ndeshjet e kombëtareve. 

Trajneri italian është kthyer në kryefjalë në Serie A, duke e fituar titullin katër vite radhazi.

Edhe këtë vit Juventusi dhe Allegri e kanë nisur shumë mirë, duke fituar tetë ndeshje nga tetë të parat.

Allegri gjatë ndeshjes mes Chievos dhe Juventusit (Foto: Getty Images)

Nëse arrin 11 fitore, ai do të bëhej trajneri me më shumë fitore në fillim të kampionatit, duke kaluar një legjendë si Fabio Cappello dhe francezin Rudi Garcia.

Këtë fundjavë, “Zonja e Vjetër” do të ndeshet me Genoan në Allianz Stadium, ku mund të barazohet rekordi i Juventusit të Capellos, më pas do të luajë përballë Empolit si mysafirë dhe në fund takimi përballë Cagliarit.

Fabio Capello (Getty Images)

Ndeshja më e rëndësishme është ajo me Manchester United në Ligën e Kampionëve.

Allegri këtë sezon ka arritur t’i menaxhojë edhe lojtarët mirë dhe fitoret kanë ardhur një nga një. /Telegrafi/