Alisson: “Liverpool, PSG? Jam i fokusuar vetëm te Roma”

E publikuar: 09/02/2018 17:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alisson është i fokusuar vetëm te Roma dhe nuk dëshiron të dëgjojë për skuadra tjera.
Forma e mirë e Alisson këtë sezon, ka bërë që klube si Liverpooli, Paris Saint Germaini dhe Real Madridi të trokasin në derën e Romës për brazilianin.

Por, për “Sky Sport Italia”, Alisson tha se është i fokusuar te Roma kur u pyet për interesimin e klubeve të lartpërmendura.

“Jam duke menduar vetëm që të punoj më shumë te Roma dhe jam i fokusuar në atë që po bëj”, tha ai për Sky Sport Italia.

“Nuk e kam ditur se disa statistika do të më vendosin në mesin e më të mirëve në Evropë, po ashtu edhe për atë që jam portieri me më së shumti pritje, por kjo më bën të lumtur”, shtoi braziliani. /Gazeta Express/