Aleksandar Vuçiq shtrihet në spital ushtarak pas problemeve me zemër

E publikuar: 16/11/2019 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është shtruar në një spital ushtarak pasi ka përjetuar probleme me zemrën.

Lajmi është konfirmuar sot nga zyra e tij, transmeton Koha.net.

Një zyrtar qeveritar, i cili foli në kushte anonimiteti i tha Reutersit sot se “presidenti tani është më mirë”.

Vuçiq 49 vjeçar, u pranua dje, e premte, në një spital ushtarak në Beograd për shkak të problemeve kardiovaskulare.

Megjithëse roli presidencial i Vuçiqit është ceremonial, ai mban kontrollin politik si kryetar i Partisë Progresive Serbe, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 2012.