Aleksandar Jabllanoviq dorëhiqet nga posti në Beograd

E publikuar: 26/01/2017 11:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin, ka thënë sot se e ka pranuar dorëheqjen e Sekretarit të Shtetit Aleksandër Jabllanoviqit për shkak të keqpërdorimit të veturave zyrtare.

“Mbrëmë vonë kam marrë një raport të komisionit tonë i cili ka kryer hetim nëse ka pasur një keqpërdorim të veturave zyrtare të Ministrisë së Punës, ku është deklaruar se automjeti ishte vënë në dispozicion të personave të cilët nuk kanë të drejtë të përdorin atë,” i tha Vulin “Tanjugut”, përcjellë Klan Kosova.

Aleksandar Jabllanoviq ka qenë ministër në Qeverinë e Kosovës, i cili u pat shkarkuar nga kryeministri Isa Mustafa, pas protestave të qytetarëve për fyerjen që ua bëri nënave të Gjakovës

Ky rast besohet se ka bëjë me arrestimin e vëllaut të tij, Marko Jabllanoviq një ditë parë, pasi u kap me drogë në veturën zyrtare të Ministrisë së Punës së Serbisë, transmeton Klan Kosova.