Alcatel krijon një tablet gjigant

E publikuar: 05/09/2015 01:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alcatel prezantoi gjatë eventit IFA tabletin OneTouch Xess, i cili ka ekran 17. 3 inç. Siç mund të shihni edhe në foto, tableti ka në anën e pasme një mbajtëse, e cila e ndihmon tabletin të qëndrojë sipër për të parë video ose uebsajtet.

Alcatel OneTouch Xess, tablet,

Alcatel OneTouch Xess ka ekran me rezolucion Full HD, procesorin MediaTek MT8783T, 2GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme. Ai ka gjithashtu bateri me kapacitet 10,000mAh, si dhe sistemin operativ Android 5.1 Lollipop. Tableti do të hidhet në treg nga fundi I këtij viti, ndërsa çmimi nuk është bërë i ditur akoma.