Aktakuzë për uzurpim të pronës në Pejë

E publikuar: 03/09/2019 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të veprës penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës se paluajtshme”.

Ai akuzohet së me parë e gjer me datën 13 gusht të këtij vitit, në mënyrë të kundërligjshme ,uzurpon pronën e paluajtshme të Komunës se Pejës dhe Ekonomisë pyjore, pa asnjë bazë ligjore, prona të cilat i pandehuri i kishte shfrytëzuar për parking, gjer me datën e lartcekur derisa largohet forcërisht nga organet kompetente.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.