Aksion policor në Obiliq: Kërcënuesi i Ambasadës së Finlandës fshihet në dollap (VIDEO)

E publikuar: 13/05/2018 21:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njësia për reagim të shpejtë e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka arritur të arrestojë personin e dyshuar për kërcënim ndaj Ambasadës së Finlandës.

Sipas aksionit policor, i cili është transmetuar në emisionin Drejtësia në Kosovë, i dyshuari ka arritur të fshihej në dhomën e fjetjes gjatë qëndrimit të tij në Obiliq, njofton Klan Kosova.

Aksioni është filmuar javën e kaluar dhe gjatë të njëjtit janë përshirë edhe njësitë elite të policies.

Më tej njëri nga pjesëmarrësit e këtij aksioni policor ka bërë të ditur për tentimin e të dyshuarit për fshehje në një dollap.