Aksidenti me të vdekur në rrugën Prishtinë – Gjilan, lëndohet ambasadorja e Turqisë

E publikuar: 16/11/2018 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Mramor të Prishtinës. Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy persona.

Pjesë e aksidentit mësohet se është edhe Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.
Kiliç ka pësuar lëndime trupore dhe është duke marrë ndihmë mjekësore në QKUK.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.