Ajax 1-2 Real: Notat e lojtarëve, Neres më i miri

E publikuar: 14/02/2019 02:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi arriti fitore me rezultat 1-2 në ndeshjen e parë ndaj Ajaxit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Golat për Los Blancos i shënuan Karim Benzema (60′), Marco Asensio (87′), kurse për vendasit shënoi Hakim Ziyech (75′).

Më i miri në këtë ndeshje ishte David Neres, i cili përveç asistimit arriti të bëjë një paraqitje mjaft të mirë, duke i shkaktuar shumë probleme mbrojtjes së Realit.

Me notë të lartë te vendasit u vlerësuan edhe Hakim Ziyech, Noussair Mazraoui, Donny van de Beek dhe Frenkie de Jong.

Të Los Blancos më i miri ishte Dani Carvajal, por edhe Thibaut Courtois, Benzema dhe Vinicius Junior, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Ajax:

Real Madrid:

Ndeshja e rikthimit do të luhet në Santiago Bernabeu me 5 mars. /Telegrafi/