Agjenti i Ziyech në Itali, në bisedime me Romën dhe Milanin

E publikuar: 23/03/2018 22:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Ajax, Hakim Ziyech mund të transferohet në kampionatin italian Serie A.

Forma e tij e mirë në kampionatin holandez ka bërë që ai të jetë shënjestër e dy skuadrave të mëdha italiane Romës dhe Milanit.

Kësisoj agjenti i lojtarit ka udhëtuar drejt Italisë për të parë nga afër ndeshjen miqësore të Marokut ku do të luaj edhe Ziyech.

Përveç kësaj, Mustafa Nakhli (agjent i futbollistit), do të ketë edhe dy takime me klubet italiane.

Fillimisht ai do të bisedojë me drejtorin sportiv të Romës, Monchin për një transferim të mundshëm në kryeqytetin italian.

Përveç Romës, Nakhli do të takohet edhe me drejtuesit e Milanit.

25-vjeçari ka shkëlqyer me Ajaxin duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar 13 asistime këtë edicion.

Roma mbetet skuadra favorite për transferimin e tij, me Giallorosët që janë në ndjekje të tij që tri vite.

Ajaxi për ta lënë të lirë yllin e tyre po kërkon rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/