Agjenti i Gareth Bale godet kritikët e yllit të Realit

E publikuar: 02/02/2019 11:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett, i ka dalë në mbështetje yllit të Real Madridit, duke i quajtur kritikët njerëz “xhelozë” në uellsianin.

Bale ka qenë në radarin e kritikëve javët e fundit me lëndimet që kanë kufizuar kohën e tij në fushë.

Sidoqoftë, Barnett ka goditur negativitetin që ekziston përreth ish-yllit të Tottenhamit si të padrejtë.

“Gareth gjithmonë ka qenë i respektueshëm me tifozët, edhe kur ata ishin të hidhëruar me të, që në momente të caktuara ishte gjë e padrejtë”.

“Por, aktualisht, tifozët po e kuptojnë se ata ishin gabim. Ai është superylli dhe prej lojtarëve më të rëndësisshëm të Realit”.

Reali po fiton edhe pa Balen në fushë, Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver

“Ai kurrë nuk ka dashur të largohet nga Real Madridi”.

“Ai është i lumtur në klub dhe klubi është i lumtur me të”.

“Jam i lodhur nga tregimet e sajuara dhe gënjeshtrat që shkruhen nga gazetarët e këqinj”, deklario Barnett. /Telegrafi/