Agjencia kundër korrupsionit në Serbi: Jemi duke e hetuar Goran Rakiqin

29.05.2020 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Agjencia kundër korrupsionit në Serbi: Jemi duke e hetuar Goran Rakiqin

Përveç se është kryetar i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, mban edhe dy pozita në institucionet në Kosovë, si dhe prona dhe të ardhura të cilat nuk i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Beograd, kurse kjo Agjenci është duke verifikuar nëse Rakiq dhe pesë funksionarë në Kosovë kanë shkelur ligjin ku nëse vërtetohet një gjë e tillë, ata edhe mund të sanksionohen, njofton qendra për gazetari hulumtuese në Serbi e njohur ndryshe si CINS.

Kryetari i Organit të Përkohshëm të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Aleksandar Spiriq, deri vonë ushtrues detyre i Drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut, Millan Ivanoviq, drejtori i Ujësjellësit Ibri në Veri, Miodrag Raliq dhe drejtori i Sveti Sava në po të njëjtin qytet, Millorad Jovanoviq si dhe dekani i fakulteti për sport dhe kulturë fizike në Leposaviq, Verolub Stankoviq, edhe pse zyrtarë publik në institucionet në veri të Kosovës nuk i kanë deklaruar pronat dhe të ardhurat, kurse në organet ku ata punojnë nuk e kanë njoftuar Agjencinë për emërimin e tyre, kanë konfirmuar për CINS zyrtarë të këtij institucioni anti-korrupsion.

E pas artikullit të botuar nga CINS, nga kjo agjenci kanë ardhur lajme se do të fillojnë kontrollet paraprake kundër tyre në mënyrë që të përcaktohet ekzistimi i një shkelje të Ligjit të Agjencisë.

Sipas Ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsionit, të gjithë zyrtarët janë të detyruar të paraqesin një raport mbi pasurinë dhe të ardhurat kur ata marrin një detyrë, e nëse ka ndonjë ndryshim të pasurisë, apo raporte të jashtëzakonshme nëse ka të ardhura që tejkalojnë pagën mesatare vjetore.

Ata, gjithashtu paraqesin raportet edhe pas dy viteve pas përfundimit të funksionit të tyre, nëse ka ndryshime të rëndësishme.

Nëse nuk e bëjnë këtë, zyrtarët mund të dënohen me gjobë nga 50 deri në 150 mijë dinarë, kurse ata që nuk e deklarojnë pasurinë e tyre në Agjenci apo japin të dhëna të rrejme për pronën me qëllim të fshehin të dhënat e tyre, mund të dënohen me gjashtë deri në pesë vite burgim, përcjell Telegrafi.

Hulumtimi i CINS ka treguar se në regjistrin e ueb-faqes së Agjencisë mungojnë një numër i madh i zyrtarëve, të cilët në përgjithësi nuk e deklarojnë pronën dhe të ardhurat e tyre me arsyetimin se nuk ishin në dijeni për këtë detyrim.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Reagon u.d.së kryeshefit ekzekutiv në KEK: pa panik nga 4mijë punetorë vetëm 26-janë të infektuar

Reagon u.d.së kryeshefit ekzekutiv në KEK: pa panik nga 4mijë punetorë vetëm 26-janë të infektuar

Maska do të bëhet e detyrueshme edhe në Shqipëri

Maska do të bëhet e detyrueshme edhe në Shqipëri

Italia druan nga vala e re, këtë herë nga koronavirusi “serb” nga Ballkani

Italia druan nga vala e re, këtë herë nga koronavirusi “serb” nga Ballkani

​Kuçi e Ahmeti nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

​Kuçi e Ahmeti nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

​Para takimit në Bruksel, Hoti takon përfaqësuesit e institucioneve për çështjen e të zhdukurve

​Para takimit në Bruksel, Hoti takon përfaqësuesit e institucioneve për çështjen e të zhdukurve

Nga nesër rezultatet për të infektuarit, të shëruarit dhe të vdekurit nga COVID-19 do të publikohen në orën 15:00

Nga nesër rezultatet për të infektuarit, të shëruarit dhe të vdekurit nga COVID-19 do të publikohen në orën 15:00

Hoti takoi përfaqësuesit e institucioneve për çështjen e të zhdukurve

Hoti takoi përfaqësuesit e institucioneve për çështjen e të zhdukurve

306 pacientë me Covid-19 po trajtohen në ShSKUK dhe spitalet tjera

306 pacientë me Covid-19 po trajtohen në ShSKUK dhe spitalet tjera

IKSHPK: Po testohen rreth 400 mostra, nesër në ora 15:00 publikohen rezultatet

IKSHPK: Po testohen rreth 400 mostra, nesër në ora 15:00 publikohen rezultatet

​Ahmeti akuzon qeverinë për bllokim të testeve serologjike në Doganë

​Ahmeti akuzon qeverinë për bllokim të testeve serologjike në Doganë

Dita e dytë e votimit në Maqedoninë e Veriut

Dita e dytë e votimit në Maqedoninë e Veriut

Intervistimi i Thaçit vazhdon edhe sot

Intervistimi i Thaçit vazhdon edhe sot

Nënshkruhet projekti për menaxhimin e Covid-19 në vlerë 200 mijë euro

Nënshkruhet projekti për menaxhimin e Covid-19 në vlerë 200 mijë euro

​Vazhdon seanca për menaxhimin e pandemisë Covid-19

​Vazhdon seanca për menaxhimin e pandemisë Covid-19

Haziri: Mos lejimi i dasmave është politikë e gabuar

Haziri: Mos lejimi i dasmave është politikë e gabuar

Bie numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë, rritet numri i të shëruarve

Bie numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë, rritet numri i të shëruarve