Aeroport mbi liqenin e ngrirë, avionët ulen dhe ngrihen mbi akull

22.02.2021 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Aeroport mbi liqenin e ngrirë, avionët ulen dhe ngrihen mbi akull

Një pistë për uljen e avionëve, afro 800 metra e gjatë, është hapur për publikun në Alton Bay, në liqenin Uinipesauki, në shtetin e Nju Hempshire.

Pista, është e pazakontë për shkak se është ngritur mbi liqenin e ngrirë, sapo atje u konfirmua sasia e 30 centimetrave akull të fortë. Paul LaRochelle, menaxhon aeroportin dhe shkon çdo ditë i pari atje për të parë gjendjen e akullit.  Të shtunën, ai bëri matjet dhe pa që trashësia e akullit të fortë ishte 50 centimetra. “Ne nuk i nxjerrim makinat tona këtu pa patur të paktën 30 centimetra akull të fortë.  Nëse kemi 20 cm këtu, 30 atje, 15 atje tej, nuk mund të hapemi. Jo deri sa trashësia e akullit të jetë mbi 30 centimetra kudo.

Vitin e kaluar ne nuk u hapëm fare sepse kjo nuk ndodhi. Ishte një nga ata dimra kur nuk bën shumë ftohtë, akulli ishte i brishtë dhe nuk kishte fare trashësi”. Edhe departamenti i transportit i Nju Hempshajwrit ofron ndihmë për menaxhimin e pistës, përkrah pjesëtarëve të stafit të vetë LaRochelle. Punimet e mirëmbajtjes përfshijnë largimin e borës nga pista, për ta bërë atë të pastër dhe për të siguruar që avionët të ngrihen dhe të ulen në siguri të plotë.  E kjo është e vetmja pistë për uljen dhe ngritjen e avionëve e miratuar nga administrata federale e aviacionit në SHBA.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Dritan Abazoviqi merret në pyetje nga policia

Dritan Abazoviqi merret në pyetje nga policia

Ritmi i vaksinimit: Shqipëria e para, Kosova e parafundit

Ritmi i vaksinimit: Shqipëria e para, Kosova e parafundit

Mediat austriake: Qeveria Kurti u është sulur mediave, dëshiron ta mbyllë RTK-në

Mediat austriake: Qeveria Kurti u është sulur mediave, dëshiron ta mbyllë RTK-në

Moti për dy ditët e ardhshme

Moti për dy ditët e ardhshme

Përgatitet padi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

Përgatitet padi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

Gastronomët protestojnë kundër masave në Maqedoninë e V.

Gastronomët protestojnë kundër masave në Maqedoninë e V.

Sveçla takohet me Orlandon, flasin për luftimin e krimit të organizuar

Sveçla takohet me Orlandon, flasin për luftimin e krimit të organizuar

Sindikata kërkon shkarkimin e Bordit të RTK-së

Sindikata kërkon shkarkimin e Bordit të RTK-së

Shqipëria siguron nga BE edhe 145 mijë doza të vaksinës Pfizer

Shqipëria siguron nga BE edhe 145 mijë doza të vaksinës Pfizer

Ministri gjerman: Vaksinat për Ballkanin Perëndimor janë dëshmi solidariteti

Ministri gjerman: Vaksinat për Ballkanin Perëndimor janë dëshmi solidariteti

Osmani në takim me Abbott: Orientimi afatgjatë strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO

Osmani në takim me Abbott: Orientimi afatgjatë strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO

Merret vendim për organizimin e mësimit plotësues në arsimin parauniversitar

Merret vendim për organizimin e mësimit plotësues në arsimin parauniversitar

14 viktima dhe 442 raste të reja me COVID-19

14 viktima dhe 442 raste të reja me COVID-19

Organizohet Forumi i III-të Biznesor me Greqinë, me fokus sektorin e energjisë

Organizohet Forumi i III-të Biznesor me Greqinë, me fokus sektorin e energjisë

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës

Të hënën Kuvendi mbanë seancë për vaksinat

Të hënën Kuvendi mbanë seancë për vaksinat