Adem Grabovci: Nuk frikësohemi nga Gjykata Speciale

E publikuar: 26/06/2015 11:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se ai sot gjendet para një sprove jashtëzakonisht të madhe. Ai ka thënë se Kosova sot gjendet para një vendimi shumë të rëndësishëm. Grabovci ka thënë se e kemi një raport të Dick Martyt, i cili ka qenë absurd, por që është mbështetur nga të gjithë.

“Ne nuk kemi në mënyrë absolute të frikësohemi nga askush. Ne jemi të thirrur ta mbrojmë luftën tonë, shtetin tonë. Ne duhet të ballafaqohemi me pretendimet e kujtdo”, ka thënë ai.