Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka treguar se në mbledhjen e ardhme do t’i propozojë Kuvendit Komunal tre emra të rinj për rrugët në këtë qytezë.
Lladrovci ka vendosur që të propozojë që këto tre rrugë të bartin emrat e personaliteteve që kanë dhënë kontribut në forma të ndryshme për vendin.
Bëhet fjalë për ish veprimtarin Adem Demaçi, ish kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri dhe ish regjisorin, Bekim Lumi – me emrat e të cilëve pritet të emërohen rrugët, njofton Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i Lladrovcit: