Abrashi nga LDK: E jona është që qytetarëve t’ua kthejmë shpresën

E publikuar: 03/09/2019 22:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arban Abrashi nga LDK ka thënë se kjo parti është dëshmuar se mund të çojë përpara proceset integruese.

“E përmenda MSA-në, është arritje e madhe për vendim. Por në fund gjithçka kthehet të bërja e detyrave të shtëpisë. Fokusin e kemi të çështjet që i brengosin qytetarët të cilët e kanë humbur shpresën për shkak të nepotizmit dhe korrupsionit”.

“Në dy vitet e fundit nuk është punuar fare në punësimit të të rinjve”, ka thënë Abrashi, njofton Klan Kosova.

Sipas Abrashit korrupsioni dhe nepotizmi kanë bërë që njerëzve t’iu humbë shpresa.

“Për liberalizim detyrat janë shumë konkrete. Kemi 82 masa në tremujorin e parë, asnjë veprim nuk është bërë. E jona është ta kthejmë shpresën duke hapur vende pune, luftim të korrupsionit dhe të kemi gjyqësor më të drejtë”.