Abrashi: Albin Kurti me disa karrieristë brenda LDK’së po do të na shkatërrojë, të ngritemi kundër tij

18.03.2020 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Abrashi: Albin Kurti me disa karrieristë brenda LDK’së po do të na shkatërrojë, të ngritemi kundër tij

Deputeti i LDK’së, Arban Abrashi, thotë se kryeministri Albin Kurti, me shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e Ministrit të Brendshëm, ka treguar se qëllimi i tij është lufta kundër LDK’së.

Abrashi thotë se Kurti po tenton ta shkatërrojë LDK’në duke e përçarë nga brenda, përmes disa individëve në LDK, që sipas deputetit, duan të ngritën në karrierë.

“Kurti po beson se shkatërrimin e LDK-së, mund t’a bëjë duke përçarë nga brenda LDK-në, pra duke llogaritur në apetitet e disa personave brenda LDK-së të cilët mund të shohin ndonjë oportunitet në ngritjen e tyre karrieriste brenda LDK-së, e që në të ardhmen do t’i shërbejnë atij”, ka shkruar Abrashi.

Sipas deputetit të LDK’së, Kurti është kundër figurës së Ibrahim Rugovës, prandaj po provon që të sulmojë partinë e tij, LDK’në.

Shkrimi i plotë i Kurtit:

Frikë JO, Kujdes PO

Albin Kurti me veprimin e sotëm të shkarkimit të Ministrit Agim Veliu, edhe njëherë dëshmoi se qëllimi i tij është lufta kundër LDK-së dhe jo lufta kundër kapjes së shtetit.

Ne fillim z. Kurti ishte kundër Presidentit Rugova, por në pamundësi të luftoj figurën e Presidentit Rugova, tash z. Kurti ka zgjedhur të luftoj partinë e tij, pra duke goditur LDK-në.

Lufta e z.Kurtit ndaj LDK vetëm ka ndryshuar formën, është duke u bërë me dinake dhe plot gënjeshtra. Kurti nuk ka problem vetëm me z.Veliu, por ka problem edhe me LDK-në në Podujevë.

Sot Kurti po sulmon LDK ne Podujevë, njejtë nesër do të sulmoj LDK-në në Gjilan, Pejë, çdo kund tjetër. Kurti ka problem me LDK-në, jo veç me personat brenda LDK-së, ashtu siç ka problemet e tij ideologjike me Presidentin Rugova dhe me veprimet shtetndërtuese të LDK-së gjatë gjithë periudhës.

Kurti po beson se shkatërrimin e LDK-së, mund t’a bëjë duke përçarë nga brenda LDK-në, pra duke llogaritur në apetitet e disa personave brenda LDK-së të cilët mund të shohin ndonjë oportunitet në ngritjen e tyre karrieriste brenda LDK-së, e që në të ardhmen do t’i shërbejnë atij.

Prandaj, z. Kurtin e keni dëgjuar me dinakri që një ditë të lavdëron dikend nga LDK-ja, dhe ditën tjeter të sulmoj dikën tjetër. Kjo në fjalë popullor do të ishte e barabartë me “Të vran natën e të qan ditën”

Sot kundër veprimeve të z.Kurti duhet të ngritën jo vetëm të gjithë antarët e LDK-së, por edhe qytetarët e Kosovës. Kurti sot është kundër LDK-së, pikërisht pasi që është LDK-ja ajo që po ja pa-pamundëson z. Kurti që Kosova të prishë marrëdhëniet me SHBA-të

Frikë JO, Kujdes PO.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shqipëri: 13 viktima dhe 243 të prekur me COVID-19

Shqipëri: 13 viktima dhe 243 të prekur me COVID-19

Dezinfektohen dhe pajisen me dezinfektues 750 hyrje në Prishtinë

Dezinfektohen dhe pajisen me dezinfektues 750 hyrje në Prishtinë

OAK kërkon të pezullohet përkohëshisht pagesa e qirasë për bizneset e sektorit minerar

OAK kërkon të pezullohet përkohëshisht pagesa e qirasë për bizneset e sektorit minerar

Dy raste të reja me Covid-19 në Kosovë, gjithsej 108

Dy raste të reja me Covid-19 në Kosovë, gjithsej 108

63 mjekë kanë ndërruar jetë nga coronavirusi në Itali

63 mjekë kanë ndërruar jetë nga coronavirusi në Itali

Qeveria miraton Pakon Emergjente Fiskale, ja të gjithë përfituesit

Qeveria miraton Pakon Emergjente Fiskale, ja të gjithë përfituesit

Ish/ministri tash deputeti i Kosovës, u arrestua nga policia

Ish/ministri tash deputeti i Kosovës, u arrestua nga policia

Vetëvendosje: Tregoni Kryetarit të AAK’së se, personat e përmendur janë staf politikë, këshilltarë dhe asistentë

Vetëvendosje: Tregoni Kryetarit të AAK’së se, personat e përmendur janë staf politikë, këshilltarë dhe asistentë

Ishte me leukemi por doli edhe pozitiv në testin me Covid-19, kërkoi nga mjekët që ta shpëtojnë jetë dikujt tjetër, me 27 mars ndërron jetë 30 vjeçari

Ishte me leukemi por doli edhe pozitiv në testin me Covid-19, kërkoi nga mjekët që ta shpëtojnë jetë dikujt tjetër, me 27 mars ndërron jetë 30 vjeçari

PDK: VV po instalon frikën dhe po përgatitet për dhunë në Kosovë – të dënohet nga të gjithë

PDK: VV po instalon frikën dhe po përgatitet për dhunë në Kosovë – të dënohet nga të gjithë

Shkup: Mjekët kërkojnë nga qytetarët të mos fshehin informacionet epidemiologjike

Shkup: Mjekët kërkojnë nga qytetarët të mos fshehin informacionet epidemiologjike

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë, në total 106

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë, në total 106

Mustafa reagon pas deklaratës së Bahtirit dhe Bushatit: Ku e keni përgjegjësinë ndaj vendit, kombit e familjeve

Mustafa reagon pas deklaratës së Bahtirit dhe Bushatit: Ku e keni përgjegjësinë ndaj vendit, kombit e familjeve

Ministri i VV’së ushtron kallëzim penal ndaj Thaçit, “bëri thirrje që të mos respektohet vendimi për kufizimin e lëvizjes”

Ministri i VV’së ushtron kallëzim penal ndaj Thaçit, “bëri thirrje që të mos respektohet vendimi për kufizimin e lëvizjes”

Kurti e shkarkon një zëvendësministër nga radhët e 6 plus nuk tregon pse

Kurti e shkarkon një zëvendësministër nga radhët e 6 plus nuk tregon pse

Covid-19, nënshkruhet kontrata për ndihmën 5 milionëshe nga BE-ja për Kosovën

Covid-19, nënshkruhet kontrata për ndihmën 5 milionëshe nga BE-ja për Kosovën