Abdullahu: Qasja e Thaçit është korrekte, ka shumë djallëzi brenda aktakuzës

E publikuar: 17/07/2020 19:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti politik, Faton Abdullahu, e ka përkrahur vendimin e Hashim Thaçit që të mos jepte dorëheqje dhe që si president ka shkuar në Hagë.

Sipas tij, ka shumë djallëzi në aktakuzën e përmendur ndaj tij.

“Mund të konstatojmë se Kosova është dëmtuar institucionalisht sepse në njëfarë mënyre institucionet tona janë atje, sepse atje është presidenti”.

“Konsideroj se nuk është në rregull kërkesa që ai të hiqte dorë nga posti sepse kjo aktakuzë, me mënyrën dhe kohën se si është bërë, ka shumë djallëzi brenda saj”.

“Qasja e Thaçit është korrekte. Është mënyra më e mirë që e ka bërë. Nuk jam për atë që ai është dashur të jepte dorëheqje, sepse po ta bënte këtë i bie që i përgjigjet një aktakuze politike që është bërë në mënyrë shumë djallëzore. Është veprim tipik politik kundër një projekti amerikan që është nisur mbarë, por është ndërprerë me një aktakuzë”.

“Do të ishte e papërgjegjshme për Thaçin nëse do të jepte dorëheqje, ngase ai atje po ballafaqohet si individ i caktuar dhe dorëheqja do të thoshte se po hyn në vallen që ia ka nisur dikush me djallëzi”, ka deklaruar ai në emisionin Info Magazine.