Abazi tregon arsyen e aderimit në Vetëvendosje

E publikuar: 20/08/2019 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-analisti politik, Haki Abazi, i cili sot i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, ka treguar disa nga arsyet e aderimit të tij në këtë parti.

Abazi në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se bashkimi me LVV ka rrënjë, vlerë dhe simbolikë reflektuese të përballjeve të cilat kanë filluar prej viteve të studimeve para luftës.

“Në mendjen dhe imagjinatën time që pashmangshëm është kristalizuar ideja e punës në ekip, Lëvizja Vetëvendosje është organizata politike që frymon bashkim, përfshirje, integritet, vendosmëri, guxim, përpëlitje të pandërprerë për të shkuar drejt përsosmërisë së ekipit. Mbi të gjitha LVV ka mbajtur të hapura dyert për përfshirje pa hezitim e diskriminim të të gjithëve madje edhe të atyre që kanë hyrë me kalkulimin për të dalë me duar plot dhe për ta dëmtuar e goditur nga brenda. Ajo që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje, është rrënja që është zhvilluar duke qenë e mbjellur në idenë e shtetit dhe interesit kombëtar e duke e vënë në plan të parë rolin e secilit individ pa përjashtim”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje është vazhdimësia kuptimlotë e Rilindjes, dhe siç thotë ai, ndërtuese mbi madhështinë e veprës dhe punës së Rilindasve.

Postimi i plotë i Abazit:

Të dashur miq,

Sot, jam bërë bashkë me Lëvizjen VETVENDOSJE!

Pas 20 vjet rrugëtimi në mbledhje të përvojave, njohurive dhe përplasjeve prej pozitës së të qenurit politikisht aktiv pa ngjyrim partiak në kuptimin më pozitiv të fjalës, kam vendosur që të angazhohem drejtpërsëdrejti në Lëvizjen Vetëvendosje.