Abazi: Edi, të thuash se nuk ka oligark është njësoj si të thuhet që Shqipëria nuk ka det

E publikuar: 18/05/2020 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi i është përgjigjur ashpër Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, raporton Infosot.

Debati ndërmjet Abazit dhe Ramës, kanë nisur që prej shkrimit të parë të shkruar në fb nga zëvendësi i Albin Kurtit. Rama u ndie i nervozuar nga shkrimi i Abazit, që kishte kritika për prishjen e objektit të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.

Statusi i plotë në fb nga Haki Abazi:

Të thuhet se Shqipëria nuk ka oligark është njësoj si të thuhet që Shqipëria nuk ka det. Nuk e kuptoj fyerjen dhe injorancën e Kryeministrit Rama.

Realiteti nuk është sajesë ashtu siç nuk është sajesë varefëria e shqiptarëve, ashtu siç nuk është sajesë fakt që me qindra e mijëra shqiptarë kanë ikur nga kjo politikë e injorancës dhe përbuzjes.

Veriu i Kosovës në gjendjen e keqe është qe nga 1999 dhe përkundrazi është hera e parë që ne kemi vepruar edhe në veri edhe në Luginë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10157098310090718&id=544835717