AAK: Presidentja nuk duhet t’i hedhë benzinë zjarrit

E publikuar: 08/10/2015 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas ngjarjeve të sotshme sot në Kuvendin e Kosovës ka reaguar edhe e para e shtetit duke thënë se pozita dhe opozita i kanë shndërruar qytetarët e vendit në spektatorë të tensioneve. E kjo deklaratë e ashpër nuk është pëlqyer nga AAK’ja. Ata e kanë quajtur reagimin e Presidentes si të pamatur dhe politikisht të gabuar.
Ata kanë vazhduar duke thënë se ajo nuk duhet të hedhë benzinë zjarrit por ta kuptojë rolin e saj.

Lexoni reagimin e plotë të AAK’së

Reagimi i sotëm për zhvilimet në Kuvend i Presidentes Jahjaga, është i pamatur, politikisht i gabuar dhe vec sa e acaron situaten më shumë. Ajo përpara se t’i vlerësojë sjelljet e Opozitës në Kuvend, do të duhej të merrej me shkaqet që e kanë çuar Opozitën në këto veprime.

Presdientja e vendit, e cila sipas kushtetutës është faktor uniteti, nuk duhet t’i hedhë benzinë zjarrit, por ta kuptojë rolin që e ka dhe të fillojë, më në fund, që të shqetësohet për shtetin dhe integritetin e tij, i cili mund të dëmtohet edhe me marrëveshjet që po i kundërshton Opozita,e jo të merret nëse veprimet e saj janë të shëtuara

Reagimi i saj i sotëm e shndërron atë në palë politike, dhe kjo është tepër e dëmshme!