AAK-ja diskuton për aktualitetin politik në Pejë

E publikuar: 24/08/2016 09:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të diskutojë sot rreth aktualitetit politik.

Sipas një njoftimi për media, AAK-ja do të mbajë një konferencë për media në Pejë, në selinë e kësaj partie.

Konferenca, e cila do të mbahet me qëllim të diskutimit të aktualitetit politik, do të fillojë sot nga ora 12:00.

Kujtojmë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e para parti e cila e ka ngritur shqetësimin për shënjimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Partia e Ramush Haradinajt, madje ka paralajmëruar se do të vazhdojë të kundërshtojë ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, edhe më 1 shtator, kur edhe pritet që votohet në Kuvend për këtë çështje.