A po e duan “oborr të vetin” Gjermania e Franca Ballkanin Perëndimor

22.04.2019 11:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
A po e duan “oborr të vetin” Gjermania e Franca Ballkanin Perëndimor

Në Berlin, më 29 prill, ku do të takohen zyrtarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, më së paku duhet pritur krijimin e një kornize për vazhdimin e negociatave, e më së shumti datën e vazhdimit të dialogut.

Kështu kanë vlerësuar për gazetën e Beogradit “Blic ” njohës të rrethanave politike. Sipas kësaj gazet, ka dhe të atillë që thonë se Serbia e Kosova pas Gjermanisë nuk do të lëvizin nga pika e vdekjes.

Dyshja më e fuqishme evropiane, kancelarja gjermane Angle Merek dhe presidenti francez Emmanuel Macron e kanë ftuar takimin në të cilin nga Serbia do të shkojnë presidenti Aleksandar Vuçiqi dhe kryeministrja Ana Bërnabiq. Të ftuar janë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa është paralajmëruar se njëra nga temat do të jetë edhe dialogu Serbi –Kosovës, transmeton Koha.net.

Janë ftuar edhe liderë të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ftesa për takimin në Berlin erdhi pa prit e pa kujtuar marrë para sysh se ai u caktua mbahet në prag të zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare për Parlamentin Evropian.

Gazeta beogradase shtron pyetjen se çfarë mund të pritet nga takimi.

Heqja e taksës dhe vazhdimi i dialogut. Vënia e ultimatumit që me çdo kusht të arrihet zgjidhja për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë e Kosovës. Ndryshimi i formatit të dialogut.

Zyrtarë të huaj dhe të Serbisë japin prognoza të ndryshme.

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka thënë se “nuk ka pritje të mëdha nga takimi në Berlin e ngjashëm ka folur edhe presidenti serb Vuçiq.

“Më duket se të gjithë në rajon, sikur dhe njerëzit në Serbi, në Evropë dhe në gjithë botën e kanë varrosur shansin për çfarëdo marrëveshjeje”, ka thënë presidenti serb.

Jadranka Joksimoviq, ministre për Integrime evropiane, ka thënë se takimi në Berlin është rast që Serbia ta përsërisë qëndrimin e vet – vazhdimin e dialogut por më parë heqjen e taksës së vënë nga Kosova .

Ambasadori gjerman Thomas Schieb mendon se ky takim o ta përgatisë terrenin i për dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve.

Analisti politik nga Beogradi Dragomir Angjelkoviq mendon se takimi nuk do të sjellë asgjë të re.

Sekretarja e përgjithshme e Lëvizjes evropiane në Serbi, Suzana Grubjeshiq, mendon se Berlini nuk do të sjellë zgjidhje, por shton se ai mund ta zhbllokojë dialogun dhe heqjen e taksës nga ana e Kosovës,

Afër këtij qëndrimi është edhe kryetari i Qendrës për Politikë të Jashtme Dragan Gjukanoviq.

“Pres mesazhin e qartë të Bashkimit Evropian, përkatësisht të Gjermanisë e të Francës së është e nevojshme zgjidhja e problemeve të tjera rajonale ë mbetura në mënyrë që Ballkani Perëndimor të ecën përpara”, tha ai.

“Qëllimi kryesor i Merkelit dhe i Macronit është të tregojnë se nuk heqin dorë nga rajoni edhe në këtë kohë fushate zgjedhore për Parlamentin Evropian. Po ashtu, ata duan që të rigjallërohet procesi i Berlinit që ishte menduar për tejkalimin e problemeve të ndryshme rajonale. Në fund, në kuptimin strategjik, ata e shënjojnë Ballkanin Perëndimor si oborr të vetin dhe u dërgojnë mesazhe të gjithë aktorëve të tjerë globale. Në Blerin nuk është përgatitur zgjidhja e problemit Kosovë – Serbi”, ka thënë profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd Stefan Surliq.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Pendarovski dhe Siljanovska në garë shumë të ngushtë për president

Pendarovski dhe Siljanovska në garë shumë të ngushtë për president

A po e duan “oborr të vetin” Gjermania e Franca Ballkanin Perëndimor

A po e duan “oborr të vetin” Gjermania e Franca Ballkanin Perëndimor

Ushtria amerikane e konfirmon se me aeroplanët e saj solli 110 kosovarët nga Siria

Ushtria amerikane e konfirmon se me aeroplanët e saj solli 110 kosovarët nga Siria

Mediat serbe: Në takimin e Berlinit do të dihet data e vazhdimit të dialogut

Mediat serbe: Në takimin e Berlinit do të dihet data e vazhdimit të dialogut

Riintegrimi, i vështirë i të kthyerve nga Siria

Riintegrimi, i vështirë i të kthyerve nga Siria

Kosova pa dy lojtarë kyç në ndeshjet vendimtare

Kosova pa dy lojtarë kyç në ndeshjet vendimtare

Shtetet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza

Shtetet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza

Pendarovski fiton raundin e parë të zgjedhjeve për president të Maqedonisë së Veriut

Pendarovski fiton raundin e parë të zgjedhjeve për president të Maqedonisë së Veriut

Kush do të jetë kandidati për kryeministër nga LDK-ja? Flet Rugova

Kush do të jetë kandidati për kryeministër nga LDK-ja? Flet Rugova

Rreth 94% e depozitave bankare të shqiptarëve, janë të siguruara

Rreth 94% e depozitave bankare të shqiptarëve, janë të siguruara

Rezultatet momentale nga numërimi i votave: Reka në avantazh në Strugë, Likovë, Gostivar, Haraçinë

Rezultatet momentale nga numërimi i votave: Reka në avantazh në Strugë, Likovë, Gostivar, Haraçinë

Qemajl Mustafa zgjidhet kryetar i PDK’së së Gjilanit

Qemajl Mustafa zgjidhet kryetar i PDK’së së Gjilanit

Ramadani e arsyeton me praktikat e fqinjëve ngritjen e tij në detyrë, shoqëria civile e kritikon

Ramadani e arsyeton me praktikat e fqinjëve ngritjen e tij në detyrë, shoqëria civile e kritikon

Ja sa vota jozyrtarisht ka fituar Blerim Reka?!

Ja sa vota jozyrtarisht ka fituar Blerim Reka?!

Pas telasheve, PDK-ja në Skenderaj zgjedh Sami Lushtakun për kryetar dege

Pas telasheve, PDK-ja në Skenderaj zgjedh Sami Lushtakun për kryetar dege

Walker: Haradinaj bie pre e humoristëve nga Moska

Walker: Haradinaj bie pre e humoristëve nga Moska