A ju premtua Lutfi Hazirit posti i kryetarit të LDK gjatë takimit në shtëpinë e një biznesmeni në Fshatin Amerikan!?

E publikuar: 07/04/2015 17:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një takim i përfolur në shtëpinë e një biznesmeni të njohur kosovarë, që nuk ka fshehur simpatinë e tij ndaj PDK-së dhe Hashim Thaçit, duket se nuk i ka parapri vetëm marrëveshjes së koalicionit të nënshkruar disa javë më vonë mes kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe atij të PDK-së Hashim Thaçi.
Takimi mes zyrtarëve të LDK-së dhe PDK-së i mbajtur në një shtëpi luksoze në lagjen po ashtu luksoze që quhet Fshati Amerikan, duke se ka pas si temë diskutimi edhe zgjedhjet e brendshme në LDK dhe kush do të mund të ishte kryetar i radhës së tij, kanë zbuluar për herë të parë detaje për Gazetën Blic, zyrtarë të afërt më LDK që kanë njohur për takimin.
Sipas këtyre burimeve Lutfi Hazirit po atë natë i është premtuar që si njëri nga ideatorët dhe krijuesit e marrëveshjes me PDK-në, ti ndihmohet që të vjen në krye të LDK-së.
“Me gjasë po realizohet plani i dakorduar në takimin në shtëpinë e biznesmenit të njohur në Fshatin Amerikan”, ka thënë burimi i Gazetës Blic.
Ky burim ka folur për Gazeta Blic, pas shkrimit të botuar dje në portal ku paralajmërohet mundësia që Isa Mustafa të heqë dorë nga kandidimi për Kryetarë të LDK-së.
Gazeta Blic dje raportoi se kryetari i tanishëm i LDK-së Isa Mustafa, planifikon të tërhiqet nga gara për kreun e partisë, dhe që në ballafaqimin e mundshëm për këtë pozitë mes Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit, ta mbështesë këtë të parin.
Media të Shqipërisë kanë qenë të vetmet që kanë shkruar për një takim dhe një marrëveshje darke në një shtëpi në Prishtinë, disa javë para se ajo të nënshkruhej. Gazeta Blic e kishte sjellë të plotë atë shkrim.
Atëbotë ndaj shkrimit, por edhe transmetimit të tij nga Gazeta Blic patën reaguar zyrtarë të LDK-së, mes tyre edhe ministri i sotëm i Financave Avdulla Hoti.
Ky i fundit disa muaj me vonë u bë njëri nga personat më me peshë të qeverisë që e shpallte të pamundshme, asaj mes LDK-se dhe PDK-së.
Takimi në fjalë çuditërisht nuk është zënë në gojë asnjëherë nga ndonjë nga partitë e Bllokut të atëhershëm./Gazeta Blic/