A e dinit se Windows 10 ka një kurs të fshehtë këmbimi?

E publikuar: 04/03/2018 18:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse po kërkoni një kurs këmbimi sot, opsionet janë të shumta. Google Search mund tu ndihmojë me shpejtësi ndërsa aplikacione të dedikuara të kursit të këmbimit ka pafund.

Por nëse dëshironi të qëndroni larg alternativave në ueb dhe mobile, makina llogaritëse e Windows 10-ës ka një kurs këmbimi të fshehtë.

Ja sesi të përdorni kursin e këmbimit në Windows 10

Ky funksioni është i disponueshëm që nga Përditësimi i Vjeshtës së Krijuesve në Windows 10. Ai ofrohet për pothuajse të gjitha monedhat përfshirë edhe Lekun Shqiptar.

  1. Lançoni aplikacionin Calculator në Windows 10
  2. Klikoni butonin Hamburger në skajin e majtë lart dhe përzgjidhni opsionin Currency nga menuja e re. Aty do të gjeni edhe konvertues të tjerë si koha, fuqia dhe temperatura
  3. Përzgjidhni monedhën tuaj dhe monedhën që doni të konvertoni.
  4. Klikoni Update Rates për të marrë të dhënat më të fundit nga bursat dhe vendosni vlerat që dëshironi për të marrë informacionin
  5. Kursi i këmbimit funksionon edhe offline, por me përditësimin e fundit të kursit. /PCWorld Albanian