A doli koronavirusi nga laboratori kinez, fill pasi stafi u spërkat me gjak?

05.04.2020 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
A doli koronavirusi nga laboratori kinez, fill pasi stafi u spërkat me gjak?

Politikanët britanikë druhen se pandemia e koronavirusit mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje në një laborator kinez.

Kështu shkruan “Daily Mail”, duke shtuar se burimet qeveritare thanë se nuk përjashtohet mundësia që virusi të ketë dalë nga një laborator në një qytet kinez.

Një anëtar i Kobrës, komitetit të emergjencave qeveritare në Britani, tha se nuk diskutohet që virusi është zoonotik, me origjinë nga kafshët, por nuk e përjashtoi që virusi të jetë shpërndarë te njerëzit pasi ka dalë nga një laborator në Wuhan.

“Nuk është koincidencë që laboratori është në Wuhan”, tha ai.

Në Wuhan është Instituti i Virologjisë, laboratori më i avancuar i këtij lloji në Kinë. Ai është 10 milje larg tregut ku mendohet se ka dalë virusi dhe ka kushtuar 30 milionë sterlina.

Në vitin 2018, mediat qeveritare kineze shkruanin se laboratori mund të kryejë eksperimente me mikroorganizma thellësisht patogjenë, njësoj si virusi vdekjeprurës Ebola. Daily Mail shkruan se ka raportime lokale të paverifikuara se punonjësit e laboratorit janë spërkatur me gjak dhe më pas e kanë dërguar infeksionin te popullata lokale.

Një tjetër laborator në Wuhan, akoma më afër tregut, thuhet se kryen eksperimente me kafshë, si lakuriqët e natës për të shqyrtuar përhapjen e viruseve. Në vitin 2004, një virus u largua nga një laborator kinez dhe vrau 1 person si dhe infektoi nëntë të tjerë. Qeveria tha se ishte rezultat i neglizhencës./tch/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Qeveria heq karantinën për Klinën, Vitinë e Malishevën

Qeveria heq karantinën për Klinën, Vitinë e Malishevën

Mbi 1 milion euro janë mbledhur taksa nga importi i mallrave nga Serbia, që nga reciprociteti

Mbi 1 milion euro janë mbledhur taksa nga importi i mallrave nga Serbia, që nga reciprociteti

Skenarët e mundshëm të krizës

Skenarët e mundshëm të krizës

Emini: Krijimi i qeverisë Hoti ka shumë gjasë të sjellë destabilizim

Emini: Krijimi i qeverisë Hoti ka shumë gjasë të sjellë destabilizim

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

Kurti: Aryeja e dërgimit të kërkesës për opinion në Komisionin e Venedikut

Kurti: Aryeja e dërgimit të kërkesës për opinion në Komisionin e Venedikut

Efektet e distancimit social – ndikimi në aspektin psikologjik dhe menaxhimi i tyre

Efektet e distancimit social – ndikimi në aspektin psikologjik dhe menaxhimi i tyre

Ancelotti: Skuadra e Milanit që humbi Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool në vitit 2005 ishte më e mirë se ekipet fituese të vitit 2003 dhe 2007

Ancelotti: Skuadra e Milanit që humbi Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool në vitit 2005 ishte më e mirë se ekipet fituese të vitit 2003 dhe 2007

Ismaili: Tendencat autoritare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen

Ismaili: Tendencat autoritare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Kadrijaj: Haxhiu dhe Vitia po merren me trafikime testesh dhe njerëzish

Kadrijaj: Haxhiu dhe Vitia po merren me trafikime testesh dhe njerëzish

Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas lufte, është amnisti për këto krime

Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas lufte, është amnisti për këto krime

Kurti: Bisedova në telefon me përfaqësuesit e Sanxhakut, folëm rreth gjendjes së koronavirusit

Kurti: Bisedova në telefon me përfaqësuesit e Sanxhakut, folëm rreth gjendjes së koronavirusit

Tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me koalicionin në ardhje

Tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me koalicionin në ardhje

Miftaraj për InfoSot: Masa e përkohshme nuk e vërteton nëse dekreti i Presidentit është i bazuar në Kushtetutë

Miftaraj për InfoSot: Masa e përkohshme nuk e vërteton nëse dekreti i Presidentit është i bazuar në Kushtetutë

Kancelarja gjermane jep lajmin e mirë: Vaksina të jetë për të gjithë, Gjermania do ta marr përsipër

Kancelarja gjermane jep lajmin e mirë: Vaksina të jetë për të gjithë, Gjermania do ta marr përsipër