A do të tërhiqet Kim nga samiti me Trumpin?

16.05.2018 11:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
A do të tërhiqet Kim nga samiti me Trumpin?

Koreja Veriore ka vënë në dyshim takimin e pashembullt të planifikuar për muajin e ardhshëm në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong Un, duke thënë se mund të rikonsiderojë samitin nëse Uashingtoni insiston në denuklearizim të njëanshëm, transmeton Reuters.

Agjencia verikoreane e lajmeve KCNA ka njoftuar të mërkurën se Phenjani ka anuluar takimet e nivelit të lartë me Seulin, ndonëse shenjat e para tregonin se mund të kishte përmirësim marrëdhëniesh në mes të dy vendeve.

Duke cituar deklaratën e zëvendësministrit të Jashtëm të Koresë Veriore, Kye Gwan, agjencia KCNA ka thënë se fati i samitit SHBA-Kore Veriore “do të jetë i qartë” nëse Uashingtoni flet për denuklearizimin e Koresë Veriore në “stilin e Libisë”.

Këto deklarata në të cilat përmenden edhe stërvitjet e përbashkëta ushtarake të SHBA-së me Korenë Jugore shënojnë një ndryshim dramatik në tonet e kohëve të fundit, kur të dyja palët kanë bërë përpjekje për të negociuar.

Koreja Veriore ka njoftuar se do të mbyllë zonat e testimeve bërthamore javën e ardhshme, derisa Trump dhe Kim pritet të takohen në Singapor më 12 qershor.

Goditja e madhe

Çdo anulim i takimit të planifikuar do të përbënte goditje të madhe për atë që është cilësuar se mund të jetë arritja më e madhe diplomatike për presidencën e Trumpit.

Presidenti amerikan ka rritur pritshmëritë për një takim të suksesshëm, ndonëse shumë analistë kanë qenë skeptikë lidhur me atë nëse ka mundësi që një takim të plotësojë të gjitha hapësirat.

Kim Kye Gwan ka veçuar komentet e Këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Bolton, i cili ka propozuar të ashtuquajturin Modelin e Libisë, sipas së cilit Koreja Veriore do të dorëzonte shumë shpejt arsenalin bërthamor te SHBA-ja dhe shtetet tjera.

“Bota e di shumë mirë se shteti ynë nuk është as Libi as Irak, të cilat janë përballur me një fat të tmerrshëm”, është cituar të ketë thënë Gwan.

“Është absolutisht absurde të guxosh të krahasosh Korenë Veriore, një shtet me armë bërthamore, me Libinë e cila ka qenë në fazat fillestare të zhvillimit bërthamor”, ka shtuar ai.

Çfarë qëllimesh ka Kimi?

Çfarëdo qofshin qëllimet e tij kryesore, analistët kanë thënë se Kim do të jetë pjesë e samitit me Trumpin në Singapor më 12 qershor, transmeton AP.

Muajt e fundit Kimi i ashpër është parë i buzëqeshur teksa ka takuar presidentin jugkorean, Moon Jae-in apo Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo derisa ka ftuar edhe gazetarë të huaj për të qenë dëshmitarë në mbylljen e zonave të testimeve bërthamore javën e ardhshme.

Sipas analistëve ai veçse ka shkuar shumë larg për t’u kthyer mbrapa krejtësisht. Ata kanë thënë se Kimit i duhet lirim nga sanksionet në mënyrë që të ndërtojë ekonominë e tij. Ai ka parë tashmë disponimin e liderit amerikan dhe atij jugkorean për arritje të marrëveshjes dhe përmirësim të raporteve dhe e di mirë se nuk mund të ketë mundësi më të mirë se kaq.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Krasniqi: Po të isha në vend të Haradinajt do të ofroja dorëheqje

Krasniqi: Po të isha në vend të Haradinajt do të ofroja dorëheqje

Konjufca: Apostolova i tregoi Kurtit se Thaçi e Vuçiq po flasin për ndarje

Konjufca: Apostolova i tregoi Kurtit se Thaçi e Vuçiq po flasin për ndarje

Gjilan: Filmohet skandali i korrupsionit, zyrtari merr 2 mijë euro mito

Gjilan: Filmohet skandali i korrupsionit, zyrtari merr 2 mijë euro mito

Edi Rama e pranon që ka punuar fshehtë me Vuçiqin për ndryshim kufijsh, citon edhe Rugovën

Edi Rama e pranon që ka punuar fshehtë me Vuçiqin për ndryshim kufijsh, citon edhe Rugovën

Ljajiq: Topi është në anën e Kosovës, ata s’po duan zgjidhje

Ljajiq: Topi është në anën e Kosovës, ata s’po duan zgjidhje

Isa Mustafa pret në shtëpi presidentin Meta, dialogu dhe kufijtë temë e diskutimeve

Isa Mustafa pret në shtëpi presidentin Meta, dialogu dhe kufijtë temë e diskutimeve

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi në fushën e turizmit me Japoninë

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi në fushën e turizmit me Japoninë

Kontigjenti gjerman i KFOR-it largohet nga Prizreni, vendoset në Prishtinë

Kontigjenti gjerman i KFOR-it largohet nga Prizreni, vendoset në Prishtinë

Natalyia Apostolova: Vota për IPA’n konfirmon përkatësinë europiane të Kosovës

Natalyia Apostolova: Vota për IPA’n konfirmon përkatësinë europiane të Kosovës

LDK nuk e përkrahë protestën e VV-së, diskuton edhe për dialogun me Serbinë

LDK nuk e përkrahë protestën e VV-së, diskuton edhe për dialogun me Serbinë

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së vizitoi IPK-në

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së vizitoi IPK-në

Thaçi i përgjigjet Vetëvendosjes: Unë e nënshkruaj, nënshkruajeni edhe ju!

Thaçi i përgjigjet Vetëvendosjes: Unë e nënshkruaj, nënshkruajeni edhe ju!

Moti nesër në Kosovë

Moti nesër në Kosovë

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Ministri Lekaj: Investimet në infrastrukturën e QKUK-së të domosdoshme

Ministri Lekaj: Investimet në infrastrukturën e QKUK-së të domosdoshme

22 të arrestuar për prostitucion në Prishtinë dhe Gjakovë

22 të arrestuar për prostitucion në Prishtinë dhe Gjakovë