Hoxhaj: Specialja e damton imazhin e vendit. Liberalizimi, sigurt me 2016

E publikuar: 02/04/2015 20:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Themelimi i Gjykatës Speciale ka me damtue imazhin e vendit.

Ketë e ka thanë ish-shefi i diplomacisë kosovare, deputeti i PDK’s, Enver Hoxhaj.

Kështu ka thanë Hoxhaj n’emisionin “Forum” të Televizionit Rrokum.

Por, ish-kryediplomati kosovar ka premtue se kosovarët kanë me udhëtu pa viza në vitin 2016.

Hoxhaj e ka akuzue komisionin per punë të jashtme në mandatin e kaluem ne krye me Kurtin se kanë bllokue dergimin e ambasadorit të Kosovës në Vatikan.

Simbas Hoxhajt, tash asht koha me u vendos pikat për të cilat duhet me u bisedu me Serbinë.

Por, Hoxhaj nuk ka tregue nëse ka me kandidue për kryetar të PDK’s, tue thanë se ketë vendim e merr Kryesia e Partisë, por s’ka mohue se nuk ka me kandidue.

Intervistën e plotë me Hoxhajn mundeni me ndjek sonte prej ores 21:00, në kuadër t’emisionit “Forum”, në Televizionin Rrokum.